E gjitha administrata e Bashkisë së Klosit me ndërmarrjet në varësi u angazhua këtë të premte për pastrimin e territorit. Punonjësit e kësaj bashkie u ndanë në të gjitha rrugët e qytetit për të pastruar mbeturinat e hedhura pa kriter.
Ndërkohë më parë ishin përcaktuar zonat për seciëln ndërmarrje që do të pastronte. Rrugët e brendshme dhe unaza e qytetit ishin zonat që u pastruan nga administrata e bashkisë ndërsa institucionet e tjera ishin shpërndarë në rrugën nacionale apo qendrat e njësive.
Në aksion u përfshi edhe personeli i Qendrës Shëndetësore Klos.
Aksionit të pastrimit të mjedisit i janë bashkuar edhe shkollat e qytetit të Klosit.