Aksi rrugor nacional Klos – Qaf Bualli vijon të jetë problem s ai përket ndotjes. Përgjatë gjithë këtij aksi janë depozituar mbeturina të konsumit të përditshëm e po ashtu edhe inerte. Bashkia e Klosit ka zhvilluar një aksion të gjerë këtë të premte përgjatë kësaj rruge. Angazhimi i pushtetit vendor për të pastruar hotspotet e krijuara në këtë rrugë prej vitesh ka qenë me njerëz por edhe mjete. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës pranë Bashkisë Klos, Jetmir Dedolli tha se ndotja është shkaktuar nga individ apo subjekte tregtare që operojnë në qytetin e Bulqizës. Dedolli shtoi se aksioni do të vijojë deri në pastrimin e të gjitha vendgrumbullimeve të mbeturinave përgjatë gjithë këtij aksi rrugor, duke paralajmëruar ndëshkiin e të gjithë atyre që do të konstatohen duke ndotur mjedisin në të ardhmen.

  Ndotja e kësaj rruge shkaktohet kryesisht nga mjete që përdorin këtë rrugë si ato të transportit publik, mjetet private apo ato të mallrave që frekuentojnë tregjet e Bulqizës për të shitur.