Bashkia e Matit ka vijuar në mënyrë periodike fushatën sensibilizuese dhe vepruese për pastrimiin e ambjenteve publike. Edhe këtë të premte, punonjës të administratës së Bashkisë së Matit dolën në terren në rrugët e qytetit të Burrelit për të pastruar mbetjet e ndryshme të hedhura pa kriter. Po ashtu, pjesë e këtij aksioni ishin edhe punonjësit e drejtorive qëndrore në nivel vendor të cilët u angazhuan në hapsirat e përcaktuara me grafik që prej nisjes së kësaj nisme. Ndërkohë, institucionet vendore në varësi të Bashkisë Mat, e zhvilluan aksionin e tyre në rrugën nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Ura e Lusës. Sakaq, problematike situata mbetet në rrugën nacionale, pasi edhe pse i gjithë aksi nga Burreli në Skuraj pastrohet nga ky aksion si dhe janë të vendosur kontejner në disa pika kyçe, përdoruesit e kësaj rruge vijojnë të krijojnë ndotje sa herë që kalojnë në këtë aks rrugor. Ndërgjegjësimi qytetar për të mbajtur mjedisin dhe ambjentet e përbashkëta pastër, vijon të jetë në nivele të ulta. Enver Doçi