Edhe të premten e fundit të muajit Shkurt, Bashkia Mat ka vijuar me aksionin për pastrimin e mjedisit. Aksioni tashmë i kthyer në traditë ka vijuar me pastrimin e të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit. Punonjës të administratës së Bashkisë së Matit, dhe institucioneve qëndrore në nivel vendor bënë pastrimin në rrugët e përcaktuara sipas grafikut.
Po ashtu aksioni ka përfshirë edhe rrugët nacionale. Kështu grupe punonjësish të drejtorive në varësi të Bashkisë së Matit u përqendruan në aksin rrugor Burrel – Skuraj dhe Burrel – Ura e Lusës, akse që edhe pse janë pajisur me kontejner mbeturinash nga Bashkia e Matit, vijojnë të ndoten nga udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Administratori i Njësisë Administrative Burrel, Mexhit Sina ju bën apel qytetarëve që të hedhin mbeturinat e konsumit të përditshëm në vendet e caktuara.
Sink… Mexhit Sina – Administrator i Njësisë Administrative Burrel
Kjo traditë u iniciua vitin nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me qëllim të hapsirave sa më të pastra në shërbim të turizmit në vendin tonë.
Bashkia e Matit do ta vijojë këtë traditë dhe do të realizojë aksione çdo muaj në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë territorin e kësaj bashkie sa më pak të ndotur.
Dritan Kurti