Një ndër zonat më problematike të cilat po ndoten vazhdimisht me mbetje të ndryshme janë rrugët nacionale. Në këto rrugë hidhen mbeturina nga ana e drejtuesve të automjeteve por edhe pasagjerëve. Për të parandaluar këtë Bashkia e Matit ka vendosur tabela informuese në të gjithë aksin rrugor nga Burreli në Skuraj.

Muaj më parë, për tju dhënë mundësinë udhëtarëve që të mos i hedhin mbeturinat vend e pa vend, Bashkia vendosi në disa pika kyçe kontejner mbeturinash.

Por shumë pak përdorues të rrugës u ndërgjegjësuan, duke vijuar që mbetjet e ushqimeve që konsumojnë gjatë udhëtimit t’i hedhin në rrugë.

Ky aks rrugor pastrohet çdo fund muaji me aksionin periodic të nisur nga Bashkia e Matit dy vite më parë, por krahas kësaj bashkia ka vendosur edhe tabela informuese, në mënyrë që udhëtarët të rritin ndërgjegjësimin.

Udhëtarët i hedhin mbetjet nga xhami i mjeteve, në vend që të presin t’i hedhin në vendin e caktuar, duke bërë që të krijojnë një ndotje të madhe të mjedisit.