Transferimi i pyjeve nga shteti në varësi të pushtetit vendor, ka sjell përplasje mes bashkive. Kështu, burime për Mat Televizion pranë Bashkisë Klos, thanë se me hartat e dërguara nga Ministria e Mjedisit për transferimin e pyjeve, rezulton që një sipërfaqe e konsiderueshme e pyjeve të malit të Balgjajt t’i kenë kaluar Bashkisë Dibër.
Nisur nga ky informacion, ne ju drejtuam Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ai tha se është vënë në dijeni nga drejtuesit e bashkisë së Klosit për këtë fakt, duke sqaruar se mund të jetë gabim njerëzor në ndërtiin e hartave të reja të përgjegjësisë territoriale të menaxhimit të pyjeve.
Ndërkohë, rreth një vit më parë pati ndryshime edhe në parqet Zall – Gjoçaj e Lurë të cilët me vendim qeverie u bashkuan në një duke u quajtur parku Lurë – Mali Dejës.
kronika