Bashkia e Bulqizës vazhdon investimet në rehabilitimin e kanaleve vaditëse.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili shprehet se ky sezon bujqësor do të jetë më i lehtë dhe më produktiv për banorët e Kovashicës.
“Kanali vaditës prej rreth 2 km në Kovashicë ishte një domosdoshmëri dhe një premtim i yni, tashmë i kthyer në realitet. Ndërkohë, po punojmë intensivisht në të gjithë rrjetin e kanaleve dhe veprave të tjera vaditëse për pastrimin dhe rehabilitimin e tyre”, u shpreh kryetari i Bashkisë Alla, ndërsa inspektoi nga afër punimet e këtij kanali.
Ai theksoi se ky projekt ishte një premtim për banorët e zonës, tashmë i kthyer në realitet.
Kanali ka një gjatësi prej rreth 2 km dhe do ta bëjë më të lehtë dhe më produktiv sezonin e ardhshëm bujqësor në këtë zonë.