Nisma e ndërmarrë nga qeveria për pastrimit e territorit nga ndotjet, siduket ende nuk është marrë seriozisht nga Bashkia e Bulqizës.

Një ndër prioritetet ka qenë pastrimi i rrugëve nacionale nga mbetjet e konsumit të përditshëm apo inerte. Ndërkohë situata në afërsi të Qafës së Buallit në rrugën e Arbrit ka mbetur e njëjtë. Jo vetëm që mbetjet inerte në këtë vend nuk po hiqen, por ato po shtohen çdo ditë e më shumë.

 Në këtë hotspot nuk janë hedhur vetëm inertet që dalin nga rikonstruksioni i objekteve të ndryshme, por edhe mbetje plastmasi. Për tju shmangur detyrimit të tarifës për depozitimin në vendin e caktuar, qytetarët apo subjektet kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, duke i hedhur në afërsi të tunelit në Qafën e Buallit.

Duke qenë se zona nuk është e banuar, individët apo subjektet i shpëtojnë syrit të qytetarëve, duke bërë të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet.