Pasi situata ishte bërë shumë shqetësuese edhe për qytetarët pasi për shkak të pranisë së ujit krijohej akull në rrugën hyrëse të lagjes së re të Bulqizës, Bashkia ka nisur ndërhyrjen për të rehabilituar rrjetin e ujërave të bardha. Specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve kanë nisur zëvendësimin e tubacionit të dëmtuar në këtë zonë, për të bërë të mundur eleminimin njëherë e mirë të problemit të rrjedhjes lirshëm të ujërave të shiut. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Shërbimeve, Mevlut Karaj tha se me këtë ndërhyrje zgjidhet problemi jo vetëm i akullit që krijohej në asfalt, por edhe i përmbytjes së rrugës së Arbrit nën urën që lidh dy lagjet e qytetit.

Veç këtij problemi, në lagjen e re të qytetit të Bulqizës vijon të jetë problem edhe dëmtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të ndotura, të cilat janë dëmtuar gjatë punimeve për rehabilitimin e tyre.