Në mbledhjen e sotme të Grupit Paralmentar të Partisë Demokratike, deputetja Dhurata Çupi ka kërkuar mbajtjen e një proteste ditën e mërkurë, lidhur me rritjen e çmimeve në vend.Ajo kërkon që ky problem të ngrihet si çështje, pasi ajo përfaqëson një ndër qarqet më të varfra në vend.“Dua te di qëndrimin tonë me thirrjen e protestës së ditës së mërkurë, kundër rritjes se çmimeve. Jam deputetja e qarkut me të varfër dhe me takon ta ngre si çështje.”,  u shpreh Çupi.Në fjalën e tij Basha theksoi se mbështet dhe inkurajon çdo formë reagimi.“Ne do të mbështesim, organizojmë dhe inkurajojmë çdo formë reagimi popullor, pasi ky është një problem kombëtar”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e sotme të grupit.