Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbylli mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të demokratëve me një miting në Tiranë.

Basha theksoi: “Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë”.

“Dimri 8-vjeçar ka edhe dy ditë për të përfunduar. Tirana do t’i prijë të dielën pjesëmarrjes masive dhe fitores më të thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. 8 vite me radhë, Rama zhvati dhe grabiti, vendit ia mbylli portat e integrimit dhe mendoi se u bë zot i votës suaj. Por, kjo nuk është Tirana e Edi Ramës, por e shqiptarëve”, shtoi Basha.

“Të dielën, me votën tuaj, do ta rimerrni Tiranën, Shqipërinë dhe fatin tuaj në duart tuaja”, nënvizoi Basha.