Aurela, bashkëshortja e Lulzim Bashës, kohët e fundit e ka bërë normale postimin në rrjetet sociale të fotove të kreut të Partisë Demokratike ndërsa kalon kohë me familjen e tij.
Në rastet e mëparshme ajo publikoi foto ndërsa kandidati për kryeministër i lexonte një libër vajzës së tij apo edhe duke gatuar.
Kësaj radhe ajo ka zgjedhur ta fotografojë bashkëshortin e saj duke drejtuar makinën, por ka harruar një detaj që e kap atë në gabim.
Në foto, kreu i PD shfaqet duke ngarë makinën pa vendosur rripin e sigurimit, një gabim ky që ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor.