Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vëzhguar nga afër procesin e votimeve që po zhvillohem në Gjirokastër për listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 për këtë qark.

Bardhi u shpreh opotimist, duke theksuar se Partia Demokratike do të zgjedhë kandidatët më të mirë.

“Sot anëtarët e Partisë Demokratike janë ftuar për të konfirmuar apo kontestuar kandidatët për përfaqësues politikë të Partisë Demokratike. Është një proces i ri që ndodh për herë të parë në një parti politike dhe e aplikon PD”,- tha Bardhi.

“Interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar”,- tha Bardhi.

Etleboro.org - Nis votimi për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në  Berat, Bardhi mbikëqyr procesin

Lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve Bardhi tha se, “kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qendrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar. Pra kjo nuk është lista finale e deputetëve, është lista e kandidatëve për të qenë kandidatë për deputetë. Ajo që është e sigurt është që përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të jenë në listën finale për deputetë do të jenë përfaqësuesit më të mirë