Kostoja e lartë e punimeve e proceseve të tjera të tokës ka bërë që banorët e fshatit Strikçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës të përdorin metodën e vjetër për këto procese.
Familja Bici thotë se nuk e ka shkëputur punimin e tokës me parmendë. Sipas tyre, kostoja e lartë proceseve e ka bërë të pamundur që ata të përdorin mjetet aggregate për të punuar, frezuar apo mbjellë tokën.
Familjarët thonë se 11 pjestarët e familjes Bici, kontribuojnë të gjithë për të punuar tokën. Ata shprehen se të ardhurat e vetme të tyre janë një ndihmë ekonomike e cila nuk mjafton për asgjë, duke përfshirë edhe koston e punimit të tokës. Nga ana tjetër ata shprehen se prodhimi nuk e justifikon koston, ndaj dhe përdorin këtë mënyrë.
Jo vetëm në Bulqizë por në shumë fshatra banorët po i rikthehen metodës së vjetër të punimit të tokës, duke përdorur kafshët dhe parmendën.