Ndonëse ndodhen vetëm 700 metra larg rrugës së asfaltuar të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, banorët e lagjes Duka të fshatit Rripë e transportojnë çdo material me krah ose kush ka, kafshë ngarkese. 700 metra rrugë e kësaj lagjeje nga asfalti deri tek banesat është e pakalueshme si në stinën e dimrit ashtu edhe në atë të verës. Mjetet e kanë të pamundur të ngjiten në këtë rrugë për shkak të pjerrtësisë së madhe të saj. banorët thonë se kjo problematikë i shoqëron prej shumë vitesh, ndërsa për mungesë të funksionimit të rrugës kanë humbur edhe jetë njerëzore. Të transprtosh në krah materiale në vitin 2021, për banorët është situatë e papranueshme, ndaj i bëjnë apel pushtetit vendor që të marrë masa e të paktën ta shtrojë me beton edhe rrugën e tyre që të jetë funksionale gjatë gjithë vitit.

Banorët shpresojnë që të ketë reflektim edhe për rrugën e lagjes së tyre, në mënyrë që edhe ata një ditë të klenë mundësinë të trasportojnë me mjete materialet e nevojshme pranë banesave.