Rrugët e fshatrave e sidomos ato të paasfaltuara po kthehen në problem të madh për banorët. Rruga e lagjes Ballosh në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit është gati e pakalueshme. Shirat e rëna ditët e fundit kanë bërë që në rrugë të mos kalojnë më mjetet e vogëla për shkak të baltës së madhe që është krijuar.
Banorët e kësaj lagjeje thonë se janë drejt izolimit dhe nëse bashkia nuk do të ndërhyjë, shumë shpejt do të duhet të lëvizin në këmbë pasi në këtë rrugë nuk do të mund të kalojë më asnjë lloj mjeti. Ata shprehen gjithashtu se në rrugë nuk është ndërhyrë prej muajsh, ndërsa kërkojnë që të merren masa me urgjencë para se të nisë stina e dimrit.
Rruga ka mungesë të kanaleve kulluese anësore çka bën që ujërat e shiut të vërshojnë përmes saj, duke krijuar baltë të madhe që bëhet pengesë për kalimin e mjeteve.