Banorët e fshatrave në Dibër po përballen me problematika të shumta të krijuara ndër vite. Por situata më shqetësuese mbetet në furnizimin me ujë të pijshëm, atë vaditës dhe infrastrukturën rrugore. Banorët e fshatit Podgorc në Njësinë Maqellarë thonë se rrugën e tyre e kanë hapur vetë me paratë e të rinjëve që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa sot një pjesë e rrugës është e shembur e banorët do të jenë vetë ata që do të ndërhyjnë për ta rehabilituar. Ata shprehen se pushteti vendor nuk është interesuar kurrë për ta, ndonëse sa herë që ka zgjedhje, kandidatët shkojnë aty për tju kërkuar votën. Në mungesë të këtyre kushteve vetë banorët edhe pse të thyer në moshë, thonë se edhe ata vetë duan të ikin e jo më të rinjtë që e kanë braktisur fshatin prej kohësh.
Sink… Banorë të Fshatit Podgorc
Banorët janë skeptik që edhe pse në prag fushate, institucionet përgjegjëse të kujtohen dhe të zgjidhin problemet e tyre.