Banoret e fshatit Fshat ne bashkine se Klosit kane pritur krahehapur ndertimin e rruges se Arberit, pasi largësia e tyre me kryeqytetin do te jete vetem 40 minuta, duke u shndërruar kështu në një lëgje periferike e Tiranës për nga distanca.

Por gëzimi i tyre nuk është kaq i ligjshëm, pasi për një pjesë të banorëve të fshatit Fshat Rruga e Arbërit ka krijuar disa probleme. Sipas banorëve, që kur eshte nisur ndertimi i Rrugës së Arbërit, firma kontraktore ka premtuar qe do te demshperblente banoret e fshati Fshat te cileve do te ju cenonte pronat private. Gjithashtu u kishte premtuar dhe nje nenkalim për të mos i penguar në përditshmërinë e punëve të tyre në blegtori e bujqësi tyre per te derguar bagetite ne mal, apo per te kaluar te tokat e tyre në anën tjetër të rrugës.

Tashmë firma kontraktorëve, sipas banorëve të intervistuar, ua ka mohuar këto premtime dhe u eshte pergjigjur se nuk kemi dokumentacion per pronat që të marrin parasysh kërkesat tuaja, apo që t’ju dëmshpërblejmë.   

Por banorët thonë se janë autoktonë dhe pronarë të ligjshëm të këtyre trojeve, që në kohën e Skënderbeut.

Pak ditë më parë, edhe kryetari i fshatit Fshat, Osman Xhaferri, i kujtoi firmës kontraktore të Rrugës së Arbërit, se duhet të mbajë premtimin e dhënë banorëve të këtij fshati, për çdo pëllëmbë pronë që u cënohet nga punimet e firmës.