Banka e Shqipërisë parashikon se pagat do të rriten nga presionet e mungesës së fuqisë punëtore. Kjo pritet te ndodh ne vitet ne vijim për shkak të ndryshimeve strukturore në tregun e punës. Kërkesa e lartë për punësim në disa sektor, teksa forca e punës ka ndalur rritjen do të krijojë kushtet për rritjen e pagave në vitet në vijim. Banka e Shqipërisë parashikon se, për këtë arsye përgjatë periudhës afatmesme inflacioni do të ndikohet nga rritja e pagave.
Por, nga ana tjetër një sërë faktorësh strukturorë, si rritja e peshës së popullsisë së përqendruar në zonat urbane, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes së femrave në forcat e punës, në kushtet kur ato paguhen me një pagë mesatare më të ulët se meshkujt, si edhe fenomeni i mospërputhjes së aftësive të kërkuara me ato të ofruara, gjithashtu mund të përcaktojnë ecurinë e pagave në ekonominë vendase me ritme me te moderuara.
Por deri në gjashtëmujorin e parë 2019 rritja e pagës mesatare në ekonomi ka rezultuar më e ngadaltë, me gjithë dinamikat pozitive në tregun e punës. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë është rritur mesatarisht me 2.5% në terma nominalë dhe me 0.7% në terma realë, gjatë periudhës 2015 – tremujori i dytë 2019.
Sipas gjinisë, paga mesatare për meshkujt jo vetëm mbetet më e lartë se për femrat , por edhe është rritur me një ritëm mesatar vjetor lehtësisht më të lartë.
Parashikimi i Bankes se Shqiperise nuk e ka bindur ish deputetin e LSI Perparim Spahiu i cili sqaron se mungesa e fuqisë punëtore nuk do të sjelle rritje të pagave.
Emigrimi masiv i shqiptarëve nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë element pozitiv për vendin shkruan Spahiu ne nje reagim ne FB.