Spitali i Bulqizës përballet shpesh me nevojën e gjakut për shkak të aksidenteve që ndodhin në minierën e Bulqizës. Në bankën e gjakut në këtë spital nuk mungon asnjëherë rezerva që duhet të mbajë. Përgjegjësja e Bankës së Gjakut pranë Spitalit Bashkiak Bulqizë, Teuta Meta tha se nuk kanë munguar asnjëherë rezervat në këtë bankë gjaku për shkak se ka aksidente të shumta të nëntokës e po ashtu edhe rrugore. Prej vitesh është hequr marrja e gjakut kundrejt pagesës për shkak se sipas Metës, ishte i pasigurtë. Gjaku që ruhet për nevojat e spitalit merret nga familjarët e personave që kanë nevojë për gjak gjatë kohës kur janë prezent aty.

Ndonëse nuk pranohet gjaku me pagesë, spitalet pranojnë vullnetarë të dhurimit të gjakut pasi i nënshtrohen procesit të analizave.