Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njëherësh zv/kryeministre, ka inspektuar përfundimin e punimeve në shkollën e Mesme të Bashkuar Xibër. Kjo shkollë ju nënshtrua një rikonstruksioni nëpërmjet projektit për rritjen e efiçencës së energjisë elektrike në institucionet publike në vendin tonë. Balluku ishte e shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë për Efiçencën e Energjisë, Ani Hasa. Ministrja Balluku tha se me këtë investim jo vetëm do të kursehet energji nga veshja e mureve, por edhe nga vendosja e paneleve diellore.

Në shkollën e Mesme të Bashkuar Xibër aktualisht mësojnë rreth 118 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e 12.