Ursula von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, me një udhërrëfyes të ri për BE-në

Ursula von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, me një udhërrëfyes të ri për BE-në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë nesër turin e saj ballkanik, duke e bërë Tiranën ndalesën e parë të këtij itinerari të rëndësishëm.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Von der Leyen do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Më 1 tetor, ajo do të vazhdojë takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, kreu i Komisionit Evropian do të udhëtojë edhe drejt Malit të Zi, ku do të takohet me Presidentin Jakov Milatović dhe Kryeministrin Milojko Spajić.

Përmbyllja e turneut do të bëhet ditën e premte në Maqedoninë e Veriut, ku janë planifikuar takime me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen atje.

Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian shoqërohet edhe me një plan të posaçëm për një udhërrëfyes për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, i cili synon t'i ndihmojë këto vende në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky plan parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva konkrete për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin, megjithatë, vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare.