Kur kanë kaluar një javë nga largimi i trajnerit Alert Alcani nga drejtimi i skuadrës matjane, drejtues të Klubit të Futbollit Burreli, kanë menduar të gjejnë një trajneri të ri, por ta zgjidhin atë brenda për brenda. Ata kanë vendosur që deri në fund të sezonit skuadra të stërvitet dhe të drejtohet nga zëvendës trajneri Renato Hoti.
Drejtues të Klubit të Futbollit Burreli, thanë për Mat Televizion se janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme në Federantën Shqiptare të Futbollit që Renato Hoti të ketë rolin e trajnerit gjatë këtyre javëve. Kjo i është komunikuar zyrtarisht edhe ekipit këtë të Martë para seancës së radhës stërvitore.
Matjanët fituan një ndeshje të vështirë të Shtunën në Dibër kundër Korabit vendas, por një tjetër sfidë aspak e lehtë i pret këtë të shtunë në “Liri Ballabani” ku do të kenë përballë kryesuesin e grupit A, Kastriotin e Krujës.
Ashtu si në çdo ndeshje e kaluar deri tani, edhe në këtë përballje do të kërkohet rezultat maksimal i vendasve për të vijuar me fitoret si brenda dhe jashtë fushe.