Ekipi i futbollit “Burreli” zhvilloi të Mërkurën një ndeshje kontrolli për të parë ecurinë e stërvitjeve të bëra që nga data 18 Maj. Tashmë është zyrtarizuar që gara në kategorinë e parë do të rinisë të shtunën, ku matjanët do të udhëtojnë drejt Tiranës për tu përballur me ekipin e Dinamos.

Por para kësaj sfide, skuadra iu nënshtrua një ndeshjeje kontrolli ku stafi teknik pa gjendjen e lojtarëve pas më shumë se 10 ditë stërvitje. Por fillimisht, ishte Administratori i Klubit të Futbollit “Burreli”, Bajram Ballabani i cili iu kërkoi lojtarëve dhe stafit teknik angazhim maksimal për këtë pjesë të mbetur të kampionatit.

Ndeshjet e kategorisë së parë do të luhen me stadium të boshatisura, ndërsa edhe për ekipet do të ndiqet një protokoll i dalë nga institucionet shëndetësore në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit.