Ky është mali i Balgjajt në Bashkinë e Klosit me lartësi 2101 m mbi nivelin e detit. Relievi është i copëtuar ndërsa majat më të larta janë: maja e Micekut (2100 m), maja Gurrat e Zeza (2079 m) dhe maja e Arnishtës (2073 m) etj. Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e tij dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden rreth 15 liqene akullnajore të përhapura kryesisht në pjesën veriore dhe qendrore të kurrizit.
Rrugët për të shkuar në malin e Balgjajt janë alternative por të vështira për tu përshkuar nga mjete të zakonshme. Që të udhëtosh nga Burreli apo Klosi në këtë masiv pyjor, sëpari duhet të kesh mjetin e posatshëm e të jesh një shofer i mirë.
Mbërritja në mesin e kësaj natyre është me pamje magjepsëse e mbushur me liqej dhe e rrethuar me bimësi të shumëllojshme. Zhurmat e natyrës janë ato që e bëjmë më shumë tërheqës qëndrimin në Balgjaj.
Inxhinieri i Pyjeve Hazis Porja thotë se Balagjaj ka vlera të jashtëzakonshme të biodiversitetit. Ai veçon rritjen e bimës së boronicës, mjedrës së egër etj. Në këto pyje rriten pemët halore si arneni, Bredhi i Bardhë, ahu, Pisha e zezë, Meshtekna si dhe disa lloje dushqesh si frashëri i bardhë, vadhevicja e egër, dellinja, bushi etj.
Inxhinieri i pyjeve hazis Porja thotë se gjithkush që shkel në Balgjaj, gjen një bukuri të rrallë natyrore, megjithëse në dy dekadat e fundit është abuzuar me prerjen e pemëve duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të malit të Balgjajt.
I vetmi banorë i përhershëm i tre muajve të verës në këtë masiv pyjor është Gentian Lica. Ai është zhvendosur në Balgjaj bashkë me tufën e bagëtisë për t’i veruar. Gentjani na tregon se turistët janë të pakët për shkak të rrugës së keqe. Sipas tij, këtë bukuri natyrore e vizitojnë kryesisht turistët çek e polak që kanë mjete të larta.
Por që të kththet në një atraksion të rëndësishëm turistik, inxhinieri i Pyjeve Hazis Porja, sygjeron që të investohet në infrastrukturë e më pas do të jetë vetë biznesi që do të investojë për ta bërë zonën të frekuentueshme nga të gjithë.
Masivi natyror i Balgjajt aktualisht ndodhet vetëm 30 kilometra nga qytetet Burrel e Klos, ndërsa me ndërtimin e rrugës së Arbrit, ai do të jetë rreth 60 kilometra larg Tiranës.