Kryebashkiaku Agron Malaj dhe administratori i skuadrës së Burrelit, Bajram Ballabani, kanē zhvilluar një takim nga afër me skuadrën para nisjes së sezonit të ri.
Kryebashkiaku Malaj në prononcimin e tij tha se synimi i Burrelit për këtë sezon do jetë ngjitja në Kategorinë Superiore.
Ndërsa, administratori Ballabani që ka ndërtuar një ekip pretendent falenderoi bashkinë për bashkëpunimin.
Ballabani shtoi se problemi i vetëm janë kushtet e stërvitjes, por që kryebashkiaku Malaj premtoi se fusha e stërvitjes do bëhet me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Më poshtë intervista e Ballabanit dhe Malajt. (Mattv.al)