Azbi Kurtagja: “Po më mbajnë kot në arrest shtëpie, duhet të jem në angli tek fëmijët e mi”
Pas protestave të zhvilluara nga opozita dhe mbështetës të saj për lirimin e KZAZ-ve 16 e 17 në Burrel e Klos me 19 Qershor, policia arrestoi disa persona, mes tyre edhe shtetasin Azbi Kurtagja. Ky i fundit u ndalua tek Ura e Matit nga forcat RENEA me argumentin se ishte pjesmarrës në protestën e Klosit. Megjithëse ai e mohoi këtë gjë, për Kurtagjën gjykata vendosi detyrim paraqitje. Të njëjtën gjë bëri edhe gjyakata e apelit pas apelimit të vendimit nga prokuroria e Matit. Por edhe pse kanë kaluar kaq muaj çështja vijon. Azbi Kurtagja thotë se po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpie dhe se i duhet të kthehet në angli tek fëmijët. Shtyrja edhe me një muaj të hetimeve, sipas Kurtagjës është presion psikologjik pasi sipas tij prokuroria nuk ka asnjë provë që e bëjnë atë pjesmarrës në protestë.
Nga ana tjetër, Kurtagja tha se nëse drejtësia shqiptare do të vijojë ta sorollatë, atëherë do të ndjekë rrugët gjyqësore si nënshtetas anglez, duke iu drejtuar ambasadës e instancave të tjera.