Poeti matjan Basir Bushkashi, tashmë një penë e afirmuar në sferën e letërsisë shqipe, prej disa vitesh në vigjilje të ditëlindjeve të tij, ka vendosur tu dhurojë lexuesve nga një vëllimin të ri poetik. Edhe këtë herë, në ditëlindjen e 68 të tij, vjen para lexuesve me vëllimin më të ri poetik “Psherëtimat e ëndrrave”.
• Domethënies së titullit të tij nëse ëndrrat fluturojnë, apo psherëtijnë, Bushkashi e shpjegon kështu!!…
SINKRON: BASIR BUSHKASHI – Autor i vëllimit poetik “Psherëtimat e ëndrrave…”
Poezia e Bushkashit edhe në këtë vëllim të ri poetik vijon të jetë në linjën e poezive të tij origjinale, mesazhpërcjellëse, e ndërtuar bukur artistikisht. Bushkashi nuk resht së kontribuari edhe në këtë libër me pasurimin e gjuhës shqipe me neologjizma. Një pjesë e mirë e poezive janë shkruar me temë nga pandemia Covid-19, por ai shkruan edhe për dashurinë, vdekjen, shpirtligësinë, për njerëzit e afirmuar e deri te ato të thjeshtët e lypsarët, që e bëjnë në mënyrën e tyre t’i gëzohet titullit të merituar “Poet”.
Por kujt tjetër i këndon poeti në “Psherëtimat e ëndrrave”?
SINKRON: BASIR BUSHKASHI – Autor i vëllimit poetik “Psherëtimat e ëndrrave…”
Në “Psherëtimat e ëndrrave” nuk mungojnë si gjithmonë dhe afirmimet e penave të tjera letrare për madhështinë e poezisë bushkashiane, ku veçojmë frazën e poetit Kujtim Stana “Shkruaka Dritëroi njësoj si Basiri”.
• Por sa e rëndësishme është për një poet pasja e lexuesve besnikë të tij?
SINKRON: BASIR BUSHKASHI – Autor i vëllimit poetik “Psherëtimat e ëndrrave…”
“Bota për mua do të jetë e bukur/ kur rrugëve do të shohim veç njerëz të lumtur”

  • Dalja në dritë e këtij libri konçidon bukur edhe me 7 Marsin – festën e Mësuesit. … një urim poetik për këta pishtarë të dritës?
    SINKRON: BASIR BUSHKASHI – Autor i vëllimit poetik “Psherëtimat e ëndrrave…”
    “Psherëtimat e ëndrrave”” është libri i 15 i poetit maratonomak matjan Basir Bushkashi, 13 prej të cilëve janë me vëllime poetike. Rreth këtij libri janë bashkuar një kuartet i pandashëm së fundmi për kurimin botimeve letrare të Bushkashit; redaktori Kujtim Stana, recensenti Gegë Tusha, Kopertinën e ka realizuar Agron Sejamini, ndërsa artin grafik Artan Kurti.
    • Ndërsa Bushkashi ka një falenderim të veçantë edhe për “Mat Tv” që si gjithmonë lançon vlerat e krijuesve matjanë.
    SINKRON: BASIR BUSHKASHI – POET (falenderime Mat Tv dhe mesazhi për marrjen e librit)
    Gazetar: Fatmir Neli