8 raste të reja me Covid 19 në Mat, 800 në të gjithë vendin
800 raste të reja dhe dy humbje jete janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, duke sjellë një rritje të ndjeshme teksa varianti Delta vijon të fitojë terren.
Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.