Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Bulqizës, kanë referuar ditën e sotme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër materialet procedurale të një ngjarje aksidentale që ka ndodhur në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 50-vjeç i cili gjatë ushtrimit të punës në një nga galeritë e kromit ka pësuar disa lëndime trupore.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/Bulqiza.info/