Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin K. R., 33 vjeç, banues në Mat,
pasi në fshatin Bushkash është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon 5m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
_
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’, pasi shtetasi A. H., 50 vjeç, gjatë punës në një galeri kromi është aksidentuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar drejt banesës.

Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.