Të dëmtuarit nga tërmeti, prefekti Nexhbedin Shehu: Brenda pak ditësh marrin lekët
Të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 në katër bashkitë e Qarkut Dibër ende nuk janë dëmshpërblyer. Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu thotë se kjo vonesë ka ardhur pasi ky qark nuk u përfshi nga qeveria në zonën e emergjencës e për pasojë ka patur vonesa.