Babai i nuses që u kap nga vjehrri me të dashurin në shtëpi ka zbuluar detaje tronditëse nga nata që i shkatërroi qetësinë. Ai tregon se është izoluar nga fqinjët dhe të afërmit pasi nuk mund të dalë askund pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ndërkohë që theksoi se tashmë problemi me krushqit ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

“Unë nusen e kam marrë në Dibër dhe erdhën dajat e vajzës dhe ishin shumë të shqetësuar se përse krushku na shante familjarisht. Erdhën në shtëpinë tonë dhe duan të dinë se çfarë ka ai që na ofendon publikisht”, tregon babai i vajzës për News24.