Burrel. 500 maturantë testohen në lëndën e gjuhës shqipe
Më shumë se 500 maturantë në të gjithë Matin ju nënshtruan sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe.
Ashtu si në provimin e parë të dhënë të hënën e kaluar, maturantët iu nënshtruan rregullave strikte jo vetëm gjatë hyrjes në shkollë, por edhe gjatë testimit.