Rruga Burrel – Komsi pjesë e inventarit të rrugëve nacionale në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, mirëmbahet nëpërmjet një kontrate me anë të firmave private.
Ndonëse për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve jepen million lekë, shumë prej firmave shumë pak ndërhyjnë në to. Në rrugën Burrel – Komsi ka mungesë të mirëmbajtjes së vazhdueshme ndonëse gjendja e këtij aski nukështë problematike.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve ankohen jashtë kameras se ka mungesë të fushëpmajes në disa pika. Ferrat apo bimësia kanë dalë në rrugë, duke u bërë një problem drejtuesit e mjeteve.
Por në këtë aks rrugor kanë nisur të shfaqen edhe gropa, megjithëse janë rimbushur me asfalt, ato po rikthehen sërisht.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të ndërhyhet në pastrimin e ferrave nga rruga, kanaleve kulluese ansore dhe riparimin e rrugës aty ku është e dëmtuar, pasi nëse nuk ndërhyhet shumë shpejt, i gjithë aksi mund të ketë probleme gjatë stinës së vjeshtës.