Nga Aurora Mara
I nderuar popull i Matit e Dibrës
Ndjehem shumë e vlerësuar për besimin që Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste më ka dhënë në këtë garë si përfaqësuese e qarkut Dibër, si bijë Matjane.
Jam e bindur në mbështetjen tuaj…mbështetje që i takon kësaj force politike për të gjithë punët e mira që jan bër në vendin tonë.
- Për gjith investimin moral, fizik, mental që Kryeministri Rama i ka dedikuar kauzës “Shqipëria që duam”
- Për atë që si asnjëherë një burrë shteti është gjendur pranë popullit të tij në dy fatkeqësi të tmerrshme si tërmeti dhe pandemia, duke funksionuar me energji të pashtershme përballë sfidave dhe duke i perballuar me dinjitet
- Për imazhin e Shqipërisë tashmë të ndryshuar përballë fqinjëve tanë.
- Për reformat e jashtëzakonshme të perfunduara me sukses, duke filluar nga bujqësia, mjeksia, arsimi, revolucioni dixhital, lufta kundër korrupsionit, administrata etj, dhe duke perfunduar tek më e rëndësishmja REFORMA në DREJTESI,një sipërmarrje që dukej e pamundur u realizua me sukses duke pëmbyllur vetingun në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të rëndësishme si SPAK, BKH, KLGJ, GJK,KLP etj.
- Për ndërtimin e rrugëve qytet e fshat, shkollave, kopshteve, qendrave shëndetësore, ujesjellesave, kanaleve vaditëse
- Për ndërtimin e mijërave shtëpive të shembura nga tërmeti
- Për rikuperimin e veprave të artit të lëna në harresë
- Për vizionin largpamës e ambicios drejt botës së qytetëruar
- Për rrugën e Arbrit, vepër e jashtëzakonshme e realizuar tashmë dhe për gjith vëmendjen ndaj Bashkive Mat, Klos, Bulqize,Dibër, ku po punohet për të rikuperuar gjith vitet e përgjumjes
- Dhe kemi akoma shumë punë për të bërë..
Me besimin e madh që Shqipëria ecën përpara vetëm me ambicjen, forcën, energjinë, zgjuarsinë dhe strategun që karakterizohet kryeministri ynë.
Me besimin se vetëm një forcë politike e konsoliduar dhe e këtyre dimensioneve si Partia Socialiste e con vendin tonë përpara..
Jam e bindur që do e përmbyllim këtë garë me rezultate të thella për të vazhduar më tej reformat e ndërmara dhe zhvillimin e Shqipërisë së dashur🌹