Asnjë ndërhyrje në Urën e fshatit Mishtër

Share

[wordads]

Ura e Mishtërit ku kalojnë me qindra banorë të fshatrave Mishtër, Gurrë e Madhe etj, vijon të jetë një rrezik për përdoruesit e saj. Mat Tv ngriti javë më parë shqetësimin e banorëve të këtyre fshatrave.

Amortizimi dhe dëmtimi i dërrasave e bënte kalimin mbi këtë urë të rrezikshëm sidomos gjatë natës. Thyerja e dërrasave është kthyer në një problem të madh edhe për mjetet, pasi mund të rrezikojnë të mbeten mbi urë.

Apeli i banorëve të këtyre fshatrave siduket ka rënë në vesh të shuërdhër, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë për rikthimin në normalitet të urës në fjalë.

Ndërkohë banorë të zonës jashtë kameras thanë se situata do të vështirësohet në vazhdim për shkak të ngricave që do të krijohen e motit të keq të stinës së vjeshtës dhe të dimrit.

Shumë prej mjeteve që kalojnë mbi këtë urë e kanë të pamundur të shmangin hapsirat boshe të cilat janë krijuar si pasojë e thyerjes së dërrasave. Kjo bën që banorët të mos marrin dot materiale me mjete për nevojat e tyre.

Read more

Local News