Shirat e ditëve të fundit të muajit Dhjetor shemben një pjesë të murit mbrojtës në rrugën nacionale Burrel – Klos në vendin e quajtur “Brinja e Burrelit”.
Shembja masive e këtij muri vështirësoi për disa orë qarkullimin e mjeteve në drejtim të Klosit për shkak se gurët përfunduan në rrugë.
Megjithatë, situata mbetet e pandryshuar ku gurët dhe dherat e rëna ditën e shiut kanë bllokuar kanalin kullues të rrugës, e ndërsa disa pjesë betoni rrezikojnë të shemben sërisht.
E vetmja sinjalistikë e vendosur nga firma mirëmbajtëse e rrugës janë disa shirita dhe asgjë më shumë. Ekspertët rrugor shprehen se në raste të tilla, duhet vendosur patjetër sinjalistika e përkohëshme për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve me rrezikun që ju kanoset.
Nga një vëzhgim i bërë gjatë kësaj të shtune, nuk rezulton që një sinjalistikë e tillë të jetë vendosur në asnjërin kah të rrugës, ndërsa ndërrimi i dy mjeteve në këtë vend, atë që lëviz në drejtim të klosit e afron tek gurët e mbetur në kanalin kullues, duke u bërë një burim aksidenti.