Ura që lidh fshatin Urakë të Matit me fshatin Perlat të Mirditës vijon të jetë e rrezikuar. Edhe shirat e rëna gjatë ditëve të fundit kanë thelluar akoma më shumë dëmtimin e hyrjes së urës, duke bërë që për pak kohë ajo të dalë totalisht jashtë funksionit. Hapsira e pjesës hyrëse të urës ku mund të kalojnë automjetet është ngushtuar ndjeshëm si pasojë e gërryerjes që ka bërë uji i shiut i cili ka përfunduar aty si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.
Ndërkohë dëmtimi i pjesës hyrëse të urës është burim aksidenti pë rata që lëvizin për herë btë parë. E vetmja sinjalistikë paralajmëruese është ky shirit i kuq i vendosur në disa pjesë orendie shtëpijake, që me siguri është bërë vullnetarisht nga ndonjë banorë i zonës apo udhëtar.
Ndryshe nga segmenti Lapidari Zenisht – Urakë që nuk është inventarizuar në asnjë institucion, pjesa tjetër nga Uraka në Rrëshen është nën inventarin e Bashkisë Mirditë, por siduket kjo e fundit nuk shqetësohet për mbylljen e komunikimit me Matin apo gjithë Qarkun Dibër që përdorin aksin Ura e Matit – Rrëshen.