Në ditët e para të vitit 2021 nuk është shënuar asnjë lindje e re në maternietin e spitalit të Burrelit. Shkak për këtë është bërë mungesa e mjekut obstetërgjinekolog, sëcilit i ka mbaruar kontrata e punës me ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin Bashkiak Mat me datë 31 Dhjetor. Rastet e grave shtatzëna të cilat janë paraqitur për lindje janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe drejt Tiranës. Mjekja Neonatologe pranë këtij materniteti, Ëngjëllushe Gjoka tha se gratë shtatzëna që janë paraqitur kanë marrë ndihmën e nevojshme ndërsa janë përcjellë me personel shëndetësore në materinetet e tjera. Sipas Gjokës, brenda pak ditësh pritet që të rinovohet kontrata me mjekun Obstertërgjinekolog që shërbimi të rikthehet në normalitet. Megjithatë deri në atë moment, stafi i maternitetit do të jetë në gadishmëri për të pritur rastet.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë spital nuk ka lindje në ditët e para të Janarit, dhe e gjitha kjo ka ndodhur për mungesë të mjekut Obstetërgjinekolog.