Raportohet se ka vdekur legjenda i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. 

Familjarët njoftojnë se ka vdekur në moshën 86-vjecare ylli i muzikës shqip.

KOSOVË-Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare, legjenda e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare.

“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”,– shkruan vajza e saj Cuce Pagarusha në profilin e saj në Facebook.

Nexhmija ka qenë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, e dhjetëra hiteve, por u shua në moshën  86-vjeçare për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit.

Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

epertori i saj është shumë i pasur, ndërsa disa prej këngëve të saj jetojnë akoma dhe nuk vdesin kurrë kudo ku ka gjak shqiptari, jo vetëm në trevat shqiptare por kudo ku ka shqiptar.

Kënga “Baresha” që ia kompozoi bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj, është një ndër kryeveprat e saj.

Gjithashtu këngëtarja e madhe shqiptare ka interpretuar edhe vepra të huaja të përkthyera në shqip si ajo e Bethovenit, Puçinit dhe Verdit. Pagarusha ka qenë pjesëmarrëse e koncerteve edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, në Bullgari, Izrael, ku karrierën në muzik e mbylli në vitin 1984, mem koncertin e saj të fundit në Sarajevë.

Ambasadori i Shqiperise ne Kosove Qemal Minxozi me 8 mars 2019 i uroj ne shtepine e saj 85 vjetorin e lindjes, duke i dhuruar nje buqete me lule.