Unaza e Poshtme e qytett të Burrelit pjesë e aksit nacional Skuraj – Peshkopi është lënë në mëshirë të fatit nga autoritetet përgjegjëse. Ndonëse ky segment ishte planifikuar që të kalonin mjetet e tonazhit të rëndë për të shmangur lëvizjen përmes qytetit të Burrelit, ai nuk po funksionon si duhet as për banorët që jëtojnë pargjatë tij.

Në një ditë me shi si kjo e kësaj të premteje, duket qartë degradimi që ka pësuar ky aks rrugor i cili është bërë gati i pakalueshëm. Gropat e mëdha të shfaqura në të, e bëjnë të pamundur qarkullimin e mjeteve të vogëla.

Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka braktisur këtë segment, duke ju përkushtuar vetëm pjesës tjetër të rrugës. Në këto kushte, përgjegjësia bie mbi ARRSH e cila duhet të ndërhyjë për ta bërë të kalueshme jo vetëm për banorët që jetojnë në atë zonë, por edhe për ato të tonazhit të rëndë në mënyrë që të mos përdorin më unazën e sipërme të qytetit.