Pas shumë përpjekjesh dhe investimesh të bëra në disa sifone, më në fund uji vaditës ka mbërritur në fshatin Shoshaj. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit, ka arritur që pas 22 vitesh të vendosë në funksion veprën më të madhe vaditëse në rrethin e Matit, kanalin e Klosit.
Këtë të shtunë uji ka arritur në Shoshaj, ndërsa banorët nuk e besonin një gjë të tillë, duke dushuar për shpoërthim të digës së rezervuarit në Shoshaj të epërme. Specialisti i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit, Basir Salaj, tha se është dashur shumë punë me sifonat për ta sjellë ujin deri aty.
Nga ana tjetër, Salaj i bëri apel Bashkisë së Klosit të nisë menaxhimin e vaditjes për fermerët për të mundësuar që të gjithë të vaditin e vepra të ruhet nga dëmtimet e ndryshme.
Pasi ka arritur në Shoshaj, tentative e radhës është që uji vaditës të kalojë në fshatin Zenisht, si para 22 vitesh.