Një 25 vjecar është arrestuar nga policia e Tiranës sepse akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me nje te mitur. Burime nga policia bënë me dije se mbremjen e se premtes është vënë në pranga Islam Xhaferi pas denoncimit të prinderve te një 13-vjecareje. Keta të fundit pretendojnë se i riu ka marrë në makinë pa dëshiren e saj të mituren dhe e ka cuar ne nje hotel ku ka kryer marredhenie seksuale me te. Pas denoncimit te prinderve policia ka arrestuar 25 vjecarin i cili do të qëndrojë pas hekurave deri ne perfundim te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor per te vertetuar nese ndaj te mitures është kryer marredhenie seksuale ose jo. Ndërkohë që sipas të njëjtave burime mesohet se 25 vjecari ne deshminë e tij te dhene perpara oficereve te policisë gjyqesore ka dëshmuar te kunderten e denoncimin te se mitures. Xhaferi pretendon se nuk ka kryer marredhenie seksuale me 13 vjecaren dhe se ajo ka hipur ne makine me deshiren e saj. I arresturi ka deklaruar se e ka ftuar te mituren ne makine sepse e pelqente dhe se kur kishte shkuar ne hotel pasi kishte mesuar moshen e saj te vogel i kishte thene te largohej. Por keto deklarata te 25-vjecarit do te verifikohen me pas edhe me rezultatet e aktit te ekspertimit mjeko-ligjor