Dosja.al zbulon ekskluzivisht se mbrëmjen e të enjtes është arrestuar për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës, pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Burimet bëjnë me dije se Çili është arrestuar bashkë me 6 persona të tjerë, të cilët janë transferuar nën forca të shumta policore drejt qytetit jugor.

Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgut bandën e Lazaratit. Të njëjtat burime bëjnë me dije  se Çili ka korruptuar një gjyqtarin (identiteti i të cili ende nuk dihet )për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit.

Gjithashtu forca të shumta policore kanë bërë rrethimin e Universitetit Evropian të Tiranës, ku janë zhvilluar kontrolle përgjatë natës. Të dhënat janë ende paraprake dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.