Drejtori i një banke të nivelit të dytë u arrestua, pasi akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë në llogarinë e tij bankare.

Policia e Tiranës raportoi, se i arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është me inicialet F. N. 35 vjeç.

Sipas policisë 35-vjeçari duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë i ka vjedhur klientit në llogarinë rrjedhëse shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi disa mujor pas denoncimit të klientit.

Drejtori i bankës tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .