Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë favorizuar procesionaren e pishës për të lënë folëne e tyre dhe për tju drejtues tokës. Siç duket edhe nga pamjet, qeskat e procesionares në degët e pishave janë hapur, çka do të thotë se dëmtuesi i është drejtuar tokës për të kryer një tjetër cikël jetësor. I gjithë masivi pyjor me pishë nga Qafa e Buallit e deri në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit është i infektuar me procesionare. Ndonëse shumë prej nesh që jetojmë çdo ditë me këto pamje nuk na bën përshtypje, ndryshe ndodh me qytetarët shqiptar që jetojnë jashtë vendit. Rasti konkret është i këtij emigrant i cili jeton në shtetin fqinj të Greqisë. Ai thotë se atje nuk mund të ndodhë që pishat të jenë të pushtuara nga procesionarja në këtë masë që është në vendin tonë. Strukturat vendore dhe ato të qeverisë ndërhyrjnë vazhdimisht duke i dezinsektuar me lëndë kimike nga ajri, ç’ka bën që ato të mos shtohen.
Për shkak se temperatura mesatare vjetore në vendin tonë është rritur, Procesionarja ka arritur t’i mbijetojë edhe periudhave afatshkurtra të ftohta, duke krijuar një imunitet edhe në më poshtë se – 5 gradë Celsius.