Vendi ynë po njeh një rënie të frikshme të numrit të bagëtisë pasi shumë prej atyre që janë marrë me tai kanë braktisur. Në fshatra, ashtu siç gjen më pak njerëz, gjen më pak edhe blektori, qofshin të imta apo gjedhë. E kjo e ka një shpjegim i cili lidhet drejtpërdrejt me largimin e të rinjëve. Por, megjithëse nuk ka ndonjë numër të madh bagëtish, Bib Gjinaj nga fshati Suç i Klosit, ju bën apel të rinjëve të mos e braktisin vendin, por të punojnë në vendin e tyre, qoftë edhe duke mbarështuar bagëti. Biba na tregon se ai shkon me bagëti të imtë çdo ditë pasi është pensionist, por thotë se prej tyre merr edhe përfitime ekonomike për shkak të rritjes së çmimit të mishit, si dhe të nënprodukteve të qumshtit.

Për shkak se në fshatra jetojnë më së shumti mosha e tretë, numri i krerëve të bagëtisë ka rënë ndjeshëm, duke e bërë fshatin të duket si i shkretë.