APELI I KRYETARIT TË FSHATIT MADHESH: TË RIKTHEHET ENERGJIA ELEKTRIKE NË FSHAT
Prej thuajse 20 vitesh fshati Madhesh në luginën e Shkopetit është pa energji elektrike. Kjo pasi kabina elektrike është jashtë funksionit për pjesën më të madhe të fshatit. Ajo furnizon me energji vetëm banorët dhe bizneset që janë pranë rrugës nacionale dhe jo ato që banojnë në anën tjetër të liqenit. Kryetari i fshatit Madhesh, Zef Gjeçi thotë se rikthimi i energjisë elektrike në fshat do të ndihmonte banorët në zhvillimin e turizmit pasi është një fshat shumë i vizituar, duke qenë se turisët ka edhe në luginën e Shkopetit. Por jo vetëm, kaq, kabinës i mugojnë edhe kushtet më elementare të sigurisë, pasi ajo është vendosur në tokë dhe përbën një rrezik e kërcënim për të gjithë ata që mund t’i afrohen. Në këto kushte, kryetari i fshatit Madhesh, Zef Gjeçi i bën apel OSHEE që të ndërhyjë tek kabina elektrike si dhe të vendosë linjën e shpërndarjes së energjisë edhe për banorët që banojnë matanë liqenit. Për kryetarin e fshatit Madhesh, Zefi shton se turizmi do t’i jepte shumë zhvillim zonës ndaj duhen investimet.