ANSAMBLI “MATI” SHKËLQEN NË KOSOVË, RRËMBEN DY ÇMIME

ANSAMBLI “MATI” SHKËLQEN NË KOSOVË, RRËMBEN DY ÇMIME

Ansambli folklorik “Mati” ishte pjesmarrës këto ditë në edicionin e katërt të Festivalit Folklorik Mbarkombëtar “Hani Elezit 2026” në Kosovë. Ashtu si në të gjitha festivalet ku ka marrë pjesë, ansambli “Mati” u kthye në Burrel me dy vlerësime “Orkestra më e mirë” e edicionit dhe “Grupi i këngëtarëve më të mirë”. Po ashtu, ansambli “Mati” u paraqit me instrumentale, valle tradicionale dhe me solisten Jola Muça. Drejtori i Qendrës Kulturore Mat, Sokol Meta tha se gara në Festivalin Folklorik Mbarkombëtar “Hani Elezit 2026” ishte e fortë pasi pjesmarrës ishin shumë grupe profesioniste nga mbarë trojet shqiptare. Por ansamblin “Mati” e presin të tjera sfida në vazhdim pasi do të marrë pjesë në festivale të rëndësishme që zhvillohen në Turqi, Mali i Zi etj, ku Meta premton se edhe nga aty do të merren të tjera vlerësime.